Albspirit

Media/News/Publishing

Nis proçesi gjyqësor ndaj ish- zv.kryeministrit të qeverisë Meksi, Bashkim Kopliku: Ja shkrimi im i vërtetë

Nis gjyqi në Durrës – Padia e Presidentit, Bashkim Kopliku: Shkrimi im i vërtetë

Ka nisur proçesi gjyqësor në qytetin e Durrësit ndaj ish- zv.kryeministrit të qeverisë Meksi, Bashkim Kopliku. Kreu i shtetit Bujar Nishani, ka denoncuar Koplikun për një shkrim në të cilin kërkohej të hapeshin dosjet e familjes komuniste të Presidentit.

Në Gjykaten e Durrësit u mbajt seanca e parë gjyqësore për shpifje ndaj ish zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, i paditur nga presidenti i republikës Bujar Nishani.

Shkak është bërë një shkrim që Kopliku botoi pak muaj më parë në një gazetë lokale të Durrësit, ku përkufizonte kreun e shtetit Bujar Nishani si pasardhës i një familje komuniste, e cila para viteve ’90, kontribuonte në zbatimin e luftës së klasave ndaj i kërkonte që të rihapte dosjen e familjes së tij.

Kjo deklaratë e ish-zv.kryeministrit të qeverisë së Aleksandër Meksit u konsiderua shpifje për figurën e Presidentit dhe ka qenë vetë Nishani, që e ka paditur në gjykatë Bashkim Koplikun.

Ky i fundit e konsideroi të pakuptimte denoncimin e Kreut të Shtetit, ndërsa theksoi se shkrimi nuk synonte denigrimin, por një të vërtetë që duhet ta dinë të gjithë.

Bashkim Kopliku: Nëse të them ty që e ke babën komunist, as nuk i vdiq, asgjë. Vetëm ligjet komuniste kam thyer. Presidenti i Republikës antikomuniste gjykon si komunist me biografi. Se të thuash ti ke biografi të mirë dhe të keqe, ta quash veten të fyer se e ke biografinë kështu apo ashtu do të thotë që ti merresh me biografi.

I përfaqësuar përmes avokatit, Presidenti Nishani ka kërkuar përgenjështrim të materialit të cilin e quajtën disinformues dhe të paguhet gjoba prej një mijë eurosh dëmshpërblim, për shkrimin tim me titull “Zoti President, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”.

Please follow and like us: