Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët e pasur të PS

Deklarimit të pasurive nuk i kanë shpëtuar as deputetët e mazhorancës. Për disa prej tyre të ardhurat që vinë nga paga si deputetë janë zënë vërtet një vend të papërfillshëm, duke qenë se një pjesë dërrmuese vinë nga aktivitete të tjera.

Ndërkohë që deputeti që ka dhe të ardhurat më të larta është Sadri Abazi. Vetëm gjatë vitit 2016 Abazi ka shitur dy makina për 25 mijë dhe 22 mijë euro, shkruan ‘’Shqiptarja.com’’.

Deputeti socialist ka shitur një apartament në Durrës për 34 mijë euro, ndërsa ka këmbyer një apartament 70 m2 me një apartament 33 m2, po në Durrës.

Pjesëtarët e familjes së Abazit rezultojnë administratorë, të punësuar dhe ortakë në kompaninë USLUGA. Ndërkaq, deputeti socialist Paulin Sterkaj, për vitin 2016, deklaron një kontratë shit-blerje të pasurisë së paluajtshme në Tiranë, 130 000 mijë euro si dhe një kontratë në emër të bashkëshortes për shitje karburanti me pakicë, me afat 15-vjeçar. Sterkaj deklaron 160 mijë euro në një llogari bankare, për shkak të një borxhi të kthyer.

Deputeti deklaron blerjen e një makine 10 mijë euro, si dhe 4 800 euro dhe 8 500 euro të ardhura nga dhënia e pasurive të paluajtshme me qira.

Gjithashtu, bien në sy që vajza e Namik Dokles, Manjola Dokle, ka blerë një apartament 200 mijë euro në Itali, ndërsa deklaron 65 mijë euro të ardhura si mjeke.

Ndërkaq, edhe pse Prokuroria e Përgjithshme e akuzon për fshehje e të ardhurave, pastrimi të produkteve të veprës penale, refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, deputeti socialist Alfred Peza deklaron të ardhura modeste për vitin 2016. Peza deklaron vetëm pagën si deputet dhe pagën e bashkëshortes Mirela Ndini, të cilës Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur ti sekuestrojë aksionet në bankën “Credins”. Deputeti me më shumë burime të ardhurash rezulton Anastas Angjeli.

Pasuria e disa deputetëve të PS për vitin 2016

Paulin Sterkaj, deputet i PS

Kontratë shit-blerje të pasurisë së paluajtshme në Tiranë, 130 000 mijë euro.
Bashkëshortja Mirela Sterkaj, kontratë për ushtrim aktiviteti shitje me pakicë të karburanteve, afat 15-vjeçar, 100 000 lekë në muaj.
Llogaria e pagës, 1 714 666 lekë.
Llogari ku kalon qerja, 8 495 euro.
Llogari në euro, 169 992 euro, kthyer huaja e dhënë në vitet 2006-2007
Blerë makinë, 10 mijë euro
Shitur makinë, 500 000 lekë.
Paga si deputet, 2 518 466 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një kati shtëpie, 4 800 euro.
Të ardhura nga qira vjetore e …., 8 500 euro.

Sadri Abazi, deputet i PS

Blerje automjeti, 105 mijë euro.
Shitje automjeti, 25 mijë euro.
Shitje automjeti, 22 mijë euro.
Të ardhura si deputet, 2 357 947 lekë.
Gruaja Sanie Abazi, të ardhura si ekonomiste tek USLUGA, 959 784 lekë.
Vajza Aurora Abazi, administratore tek USLUGA, 1 266 864 lekë.
Vajza Adela Abazi, drejtore Bashkia Tiranë, 958 883 lekë.
Detyrim ndaj USLUGA sh.p.k, 80 mijë euro.
Këmbim apartamenti 70 m2 me 33 m2, në Durrës.
Shitje apartamenti në Durrës, 70 m2, 34 mijë euro.
Llogari rrjedhëse, Sanie Abazi, 830 865 lekë.
Vajza Adela Abazi, blerje makine 6 mijë euro.
Djali Erigels Abazi, depozitë 6 mijë euro.
Erigels Abazi, të ardhura si ortak tek USLUGA, 3 270 2015 lekë.

Fidel Ylli, deputet i PS

Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpive, 4 324 800 lekë.
Llogari në lekë, 1 144 867 lekë.
Shtuar depozita, 4 746 euro.
Pakësuar llogaria, 18 831 euro.
Shitje makine, 2 200 000 lekë.
Shitje apartamenti, 80 m2, 9 500 000 lekë.
Shkëmbim arë me sip. 1330 m2, në Voskopojë.
Shtuar vlera cash, 10 414 745 lekë.
Paga si deputet, 2 357 766 lekë.
Paga e bashkëshortes, 284 800 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 21 mijë USD.
Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpive, 4 324 800 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës, 19 mijë USD.
Detyrim ndaj shoqërisë…, 39 mijë euro.
Marrje hua, 100 mijë euro.
Bashkëshortja, Anita Ylli, llogari rrjedhëse, 284 054 lekë.
Të ardhura nga puna si mësuese në Shkollën në Distriktin e Kolumbias, 21 mijë USD.

Anastas Angjeli, deputet i PS

Llogari bankare, shtuar 890 503 lekë, 259 euro, 454 lekë dhe 111 euro.
Llogari bankare, pakësuar me 145 USD, 390 USD, 100 000 lekë.
Paga si deputet, 2 545 441 lekë.
Anëtar i Akademisë së Shkencave, 510 000 lekë.
Mësimdhënie në SHLP MSH Tiranë, 2 046 120 lekë.
Batimi i librit Financat e Shqypnisë, 221 872 lekë.
Pagesë nga mësimdhënia dhe udhëheqja e doktoraturave në UNS Maqedoni, 4 000 USD.
Pagesë nga udhëheqjet dhe mbrojtjet shkencore në Kolegjin Iliria në Kosovë, 2 300 euro.
Kredi për blerje apartamenti në Greqi, 70 m2, detyrimi 34 610 euro.
Kredi për blerje makine, shlyer 8 486 euro, detyrimi 33 414 euro.
Greta Angjeli, llogari bankare, pakësuar me 105 mijë USD, shtuar me 160 euro.
Llogari bankare, – 43 042 lekë, + 8 248 euro, + 885 USD, – 184 100 lekë.
Llogari bankare, + 1 237 USD, – 19 990 USD, + 6 800 USD.
Llogari bankare, + 153 424 USD, + 100 000 lekë, + 200 USD, + 63 778 lekë.
Mësimdhënie SHLP Mesdhetar i Shqipërisë, 1 759 061 lekë.
Albania American Enterprise Fund –profil share, 134 mijë USD.
Ekspert kontabël, 426 000 lekë.
Benisa Consulting Inc, 2 823 USD.
Pagesa e kredisë, 18 mijë euro, 5 900 USD.
Djali Eros Angjeli, llogari bankare, 636 000 lekë.
Mesdheu Edukacion shlp, pronësi, 50 % të kuotave në kapital, 1 000 000 lekë.
Qendra Mesdheu, drejtor ekzekutiv, 1 739 158 lekë.
Ministria e Integrimit, 967 382 lekë.
Bizens i vogël, bar, 240 000 lekë.
Mesdheu Edukacion, 43 252 lekë.
Jona Marashi, vajza, llogari në SHBA, shtuar me 21 mijë USD.
Education Development, 87 mijë USD.
Kredi për shtëpi, 43 mijë USD.
Kredi për makinë, 3 mijë USD.

Namik Dokle, deputet i PS

Depozitë kursimi me afat 3-vjeçar, 600 000 lekë.
Paga, komisione, dieta, 2 442 750 lekë.
Kompensim për të drejta të papaguara, 1 423 000 lekë.
Qefsere Dokle, bashkëshortja, pension 167 116 lekë.
Manjola Dokle, vajza blerje apartamenti në Lugo, Itali, 200 mijë euro.
Shitje apartamenti në Gjirin e Lalzit, 115 mijë euro.
Llogari rrjedhëse, 38 mijë euro.
Llogari rrjedhëse, 13 mijë euro
Të ardhura nga puna si mjeke, profesion i lirë, 65 mijë euro.

Alfred Peza, deputet i PS

Pakësuar llogaria e pagës, 101 078 lekë.
Llogaria e pagës, 95 964 lekë.
Të ardhura si deputet, 2 483 718 lekë.
Mirela Ndini, bashkëshortja, llogari i pagës, 3 lekë.
Të ardhura nga paga, 823 780 lekë.

 

Please follow and like us: