Tryeza e Partive, shumica konfirmojnë pjesëmarrjen. PS zgjedh të hesht ende
Në orën 20;00 pritet të mblidhet tryeza e Partive në Kryesinë e Kuvendit e iniciuar nga Partia Republikane dhe PAA.
Duhet thënë se deri më tani shumica e partive e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa Partia Socialiste ka zgjedhur të hesht.
Nuk dihet ende nëse Rama do të jetë pjesë e kësaj tryezë, apo do të dërgojë në takim Taulant Ballën, siç ka bërë herë të shkuara. Kujtojmë se në këto momente kryeministri ka zgjedhur të shkojë në Elbasan në një takim që do të ketë me gratë socialiste të këtij qyteti.
Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen: Petrit Vasili me LSI-në, Partia Demokratike, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi e të tjerë përfaqësues.
Po ashtu njoftohet se Partia Demokratike do të përfaqësohet nga vetë kreu i saj Lulzim Basha. Ende në tavolinën e Ramës dhe Bashës qëndron propozimi amerikan për paketën ”McAllister”.