SHBA dislokon 130 trupa shtesë në Kosovë
Mediat serbe raportojnë se SHBA do të dislokojë në Kosovë edhe 130 trupa të tjerë, që janë pjesë e Batalionit të Parë të Tupelos në Misisipi. Ata konsiderohen shumë të stërvitur për reagime emergjent dhe në këtë kuptim vlerësohet se lëvizja amerikane synon të japë një mesazh për politikanët në rajon. Sipas gazetës serbe “Blic” trupat po mësojë shqip dhe serbisht dhe po instruktohen mbi Ballkanin. Sipas kësaj gazete trupat do të dislokohen në territor si pjesë e KFOR-it dhe do të qëndrojnë 10 muaj në Kosovë. Analisti serb Dusan Janjiç shprehet se lëvizja në fjalë tregon se SHBA nuk ka ndërmend të lejojë rritjen e ndikimit turk në Ballkan, ndërkohë që një profesor universiteti, Zoran Dragisiç shprehet se “më shumë trupa amerikane nevojiten aktualisht në Ballkan”.
Analisti kosovaar Imer Mushkolaj mendon se trupat amerikane që mbërrijnë janë një mesazh për politikën lokale, duke shtuar se “Kosova është investim amerikan dhe SHBA nuk do të lejojë që të ikë në drejtim të padëshiruar”(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=05&dd=16&nav_id=10…).
Mirëpo në mediat amerikane kjo lëvizje shikohet më thjeshtë. “The Clarion Ledger”, që është pjesë e “Usa Today” shkruan se trupat që vendosen në Kosovë janë pjesë e operacionit “Joint Guardian” dhe se ata plotësojnë me këtë mision fazën e stërvitjes post – mobilizim. Njësia merr pjesë në operacionet e NATO-s dhe lëvizja nuk lidhet me konsiderata politike lokale siç lexohet në mediat serbe(http://www.clarionledger.com/story/news/local/2017/05/13/mississippi-bas…).