Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Katolikët antikomunistë, urë lidhëse me Perendimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka paraprirë takimit me partitë parlamentare me një deklaratë për mediat duke sqaruar opinionin publik në lidhje me komunitetin katolik për një intervistë në një gazetë perendimore, ku u bë objekt diskutimi kohët e fundit.

Në fjalën e tij para mediave, kryetari i PD-së, Basha deklaroi se “shqifjet dhe dizinformimet përçarëse kombëtare kanë nisur nga njëjta mendje e prishur e cila me mendjet e tij të verbërt, ka muaj dhe vite që dizinformon dhe përpiqet të përçajë shqiptarët. Duke marrë shkas nga një intervistë e imja në një gazetë perendimore, ku konstatova problemin e rëndë të personave me rekorde kriminale në pushtet, kjo fushatë dezinformimi ka prekur komunitetin katolik. Dua të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulta të cilat adresojnë në gojën time përkatësi fetare. Dua ta them qartë se qëndrimi im nuk ka qenë as më shumë e as më pak, se konstatimi se në zonat më antikomoniste të Shqipërisë për shkak të lidhjes me perendimin si komuniteti katolik, zona që tradicionalisht votojnë djathtas”.

“Personi që sapo kalon pas meje zgjodhi të kandidoje në këtë zonë persona me rekorde kriminale”, tha Basha, ndërkohe qe  kryeministri Edi Rama ndodhej prane tij duke i thëne: “Leri ato se erdha unë, hajde hyjmë në mbledhje”.

Më tej, Basha shtoi se: “Ky keqinformim dashakeqës bëhet  më cinik sepse mbart një klimë përçarëse. Dua t’ju shoh në sy dhe t’ju them të dashur besimtarë katolike, me ju që kam ndarë në shpitë tuaj Krishtlindje, se: “besimi im dhe i PD-së për komunistetin tuaj është një vlerësim i patundur për vlerat tuaja antikomuniste dhe ku ju keni qenë një urë lidhëse me perendimin”.

Please follow and like us: