Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon takimi i partive parlamentare në Kryesi, Rama-Basha takim kokë më kokë

Përfundon takimi i partive politike parlamentare në kryesinë e kuvendit për zgjidhjen e krizës politike.

Kreret e partive te vogla kane dale nga takimi ndersa Rama dhe Basha po zhvillojne nje takim koke me koke. Akoma nuk ka nje marreveshje finale.

Takimi i thirrur nga kryetarët të dy partive të djathta, kreut të PR Fatmir Mediut dhe kreut të PAA Agron Duka, ka zgjatur rreth 2 orë.

Nuk dihet ende nëse ka një marrëveshje mes palëve për datën e zgjedhjeve dhe votimin e vettingut.

Negociatat mes palëve hyjnë në orët e fundit, me ndërmjetësimin amerikan, para se në mesnatë të hyjë në fuqi fillimi i fushatës elektorale.

Dita ka qenë e ngarkuar me deklarata dhe kundërdeklarata dhe me një konfuzion lidhur me ofertat në tavolinë.

Please follow and like us: