Mbyllet çadra/ Arrihet marrëveshja pas takimit 3 orësh Rama-Basha
Ora 01:20 am /
Më në fund 90 ditësh krizë politike dhe pas tre orësh takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë arritur marrëveshjen e shumë pritur.
Lulzim Basha pas përfundimit të takimit deklaroi se “Kemi një marrëveshje të bazuar tek paketa McAllister +.
Marrëveshja do të detajohet në 24 orë e ardhshme, e pastaj do kemi një deklaratë të plotë”.
Ndërkohë që Edi Rama deklaroi “Jam dakord me gjithçka tha kryetari i PD”.
Ora 21:00PM /
Përfundon takimi i partive politike parlamentare në kryesinë e kuvendit për zgjidhjen e krizës politike.
Kreret e partive te vogla kane dale nga takimi ndersa Rama dhe Basha po zhvillojne nje takim koke me koke. Takimi kokë më kokë mes dy lidereve është kërkuar nga kryeministri Rama. Akoma nuk ka nje marreveshje finale.
Takimi i thirrur nga kryetarët të dy partive të djathta, kreut të PR Fatmir Mediut dhe kreut të PAA Agron Duka, ka zgjatur rreth 2 orë.
Ende nuk ka një finalizim te marrëveshjes mes palëve për datën e zgjedhjeve dhe votimin e vettingut.
Përfaqësuesit e partive të opozitës, në përfundim të takimit me ata të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike, kanë përcjellë mesazhin se mbështesin paketën “McAllister” për të tejkaluar ngërçin.
“Kishte një diskutim racional të të gjithë forcave parlamentare. ishte i munguar edhe përball opinionit publik dhe përball nesh. PDIU i qëndron faktin se Paketa McAllister është serioze dhe i jep opozitës garancitë serioze. Duhet tu japim mundësitë shqiptarëve që të vajtojnë dhe shprehin vullnetin . Po diskutohet dhe data, 16 korriku për datën e zgjedhjeve. Jam shpresëplotë për takimin tek a tek mes Ramës dhe Bashës. Nuk jemi larg në këtë pikë, pasi është çështje vullneti. Do i japim një zgjidhje”, tha Idrizi
Fatmir Mediu deklaroi se Rama shprehu opsione per levizje te dates se zgjedhjeve brenda qershorit.
“Në tryezë kemi pozicione të përafërta, por dhe të ndryshme. opozita ka ritheksuar se ka miratuar paketën e Yee dhe ambasadorit Lu, kjo është paketa McAllister dhe propozimet e tjera të integruara. kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive politike, vec zotit Rama. Opozita është e gatshme ta miratojë këtë paketë, të votojë vettingun dhe të procedohet me zgjedhje. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mos ndikohen nga droga por nga standardet. Vlerësoj angazhimin e LSI, PDIU dhe LIBRA që shprehën gatishmërinë për ta mbështetur këtë paketë.“, deklaroi Mediu.
Mimoza Hafizi “Insistojmë në standardet zgjedhore. Nuk ka kuptim që kjo krizë të zgjidhet vetëm mes disa partive të mëdha. Çdo shqiptar e di që standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrash, por me zgjidhje reale. Ndaj kusht mbetet numërimi elektronik. Drafti i diskutimit ishte paketa McAllister.“
Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim, si Dashamir Shehi dhe kreu i PDK, Nard Ndoka nuk kanë preferuar të bëjnë deklarata për mediat.
Negociatat mes palëve hyjnë në orët e fundit, me ndërmjetësimin amerikan, para se në mesnatë të hyjë në fuqi fillimi i fushatës elektorale.
Dita ka qenë e ngarkuar me deklarata dhe kundërdeklarata dhe me një konfuzion lidhur me ofertat në tavolinë.