Albspirit

Media/News/Publishing

Shehi: Marrëveshja zhduk partitë e vogla

Marrëveshja Rama-Basha duket se nuk ka lënë shumë të kënaqur aleatët e vegjël të të dyja partive. Pas ironisë dhe mërzisë nga LSI në kampin opozitar ka zëra që shprehin hapur pakënaqësinë e tyre. Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë telefonike për Report Tv tha që data e zgjedhjeve bazuar edhe te paketa mund të ishte lënë në korrik, por e rëndësishme është që nga kjo marrëveshje fituan shqiptarët.

“Nga marrëveshja penalizohen partitë e vogla, që rrezikojnë që të zhduken, pasi nuk parashikohen koalicione parazgjedhore. Por tani nuk kemi se çfarë të bëjmë, pasi nuk do të qajmë sipër qumështit të derdhur. Do të gjejmë formula të tjera për të maksimalizuar pjesëmarrjen në zgjedhje të partive të vogla. Aleatët mund të dalin edhe vetëm në zgjedhje por humbim ne edhe Basha, prandaj do të tentojmë një zgjidhje” – deklaroi ai.

Please follow and like us: