Zbulohen kandidatët PS-PD për kryetarin e bashkisë së Kavajës
Krahas zgjedhjeve parlamentare, edhe Kavaja do të votojë më 25 qershor për kreun e ri të bashkisë së saj.
Bëhet të ditur se Partia Demokratike ka vendosur se me cilin kandidatë do të konkurrojnë në këto zgjedhje, ku kërkojnë të fitojnë Bashkinë Kavajë, raporton Gsh.
Opozita nesër pritet të zyrtarizojë kandidaturën e kreut të bashkisë Kavajë. Mësohet se ai është Isa Sakja, aktualisht mban postin e kryetarit të degës së PD-së Kavajë, raporton Gsh. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Partia Socialiste do të paraqesë të njëjtin kandidat, që ishte edhe për zgjedhjet e 7 Majit, por që u anuluan, ajo e Klodian Shehit.
“Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit”, – është shprehur Shehi për mediat, pas lajmit të anulimit të zgjedhjeve dhe dorëheqjes së tij nga kandidat për kryetar bashkie Kavajë.
Dhe kjo deklaratë e tij lë vend për diskutime nëse do ta propozojë sërish Partia Socialiste apo jo për kryetar bashkie.