Gazmend Bardhi, eksperti i PD-së që do drejtojë Ministrinë e Drejtësisë
Gazmend Bardhi, i propozuar për ministër i Drejtësisë, është një nga ekspertët e Partisë Demokratike në fushën e ligjeve. Bardhi gjithashtu ka qenë një nga ekspertët e opozitës në hartimin e reformës në Drejtësi, por edhe përsa i takon ligjit të Dekriminalizimit. Bardhi konsiderohet ndër ekspertët më të mirë në fushën e drejtësisë. Në çdo debat në raport me Reformën në Drejtësi, Partia Demokratike është përfaqësuar nga Gazmend Bardhi, i cili gjithashtu është një nga hartuesit e dokumentit që iu dërgua Komisionit të Venecias mbi draftin fillestar të hartuar nga ekspertë të mazhorancës për Reformën në Drejtësi, dokument që u hodh poshtë nga Venecia.
Please follow and like us: