Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë artistë shqiptarë, me ekspozitë në Kinë

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 15 korrik të këtij viti.

Kina do të jetë pikëtakimi i disa prej artistëve më me zë momentalisht në botë.

Nga data 27 maj, Guangdong Museum of Art në Kinë mirëpret hapjen e ekspozitës “Symptoms of Society” me kuratore Alenka Gregoriq.

Ekspozita e cila do të fokusohet në shoqërinë bashkëkohore – dhe si e tillë në qytetin, historinë kombëtare, historinë e artit, territorin, historinë e përbashkët të artit, do të sjellë disa artistë në mediume të ndryshme artistike, shkruan KultPlus.

Shqiptarët në këtë ekspozitë do të përfaqësohen me disa artistë, ndoshta më aktualët dhe aktivët në botën e artit. Alban Muja, Sislej Xhafa, Flaka Haliti, Adrian Paci dhe Anri Sala, secili do të sjellë punën e tij në kuadër të kësaj ekspozite.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 15 korrik të këtij viti.

Në të do të marrin pjesë, pos artistëve që janë ajka e artit shqiptar momentalisht, edhe Marina Abramović and Ulay, Maja Bajević, Luchezar Boyadjiev, Jasmina Cibic, Nemanja Cvijanović, Lana Čmajčanin, Braco Dimitrijević, Vadim Fiškin, Tomislav Gotovac, Ion Grigorescu, Ibro Hasanović, Irwin, Hristina Ivanoska and Yane Calovski, Pravdoliub Ivanov, Sanela Jahić, Dalibor Martinis, Radenko Milak and Roman Uranjek, Ivan Moudov, Vladimir Nikolić, Neša Paripović, Lia Perjovschi Dan Perjovschi, Saso Stanojkovik, Mladen Stilinović Miha pie, Rasa Todosijević, Milica Tomić dhe Katarina Zdjelar.

Please follow and like us: