Albspirit

Media/News/Publishing

Auron Tare: Sikur të ishim me të vërtetë talebanë

Një mik më pyeti këto ditë, si e shpjegon atë fjalën e Kryeministrit se shqiptarët qenkan talebanët e Perëndimit?
Nuk e di, iu përgjigja. Por jam i prirur të besoj se ishte nga ato shakara që prodhohen për t’i bërë të buzëqeshin burokratët e Brukselit.
Jo, jo, nguli këmbë ai. Nuk e dëgjove sa u zemëruan disa? Madje pati edhe nga ata që e shpallën fyerje kombëtare.
Qesha.
Megjithatë, si çdo njeri që ka rënë në vesin e leximit, i hodha një sy lajmit të kuptoj se ku qëndronte halli. Lexova deklaratën, dëgjova ca shpjegime, ndoqa edhe zemërimet dhe, në fund, mbeta po aq i paditur sa në fillim.
Por krahasimi më ngjalli një kureshtje tjetër.
Kam njohur afganë. Jo ata afganët e karikaturave televizive, por njerëz kulture, gazetarë, poetë e intelektualë. Një mike gazetare, me të cilën na lidhnin kujtime nga ditët e luftës së Kosovës, më ka folur shpesh për vendin e saj, për një popull krenar deri në teprim dhe kokëfortë deri në legjendë. Babai i saj poet i njohur ishte njeriu që kultivoi tek Bitellsat e famshëm muzikën dhe kulturën afgane.
Kam pasur rastin të bisedoj edhe me Princin Sadruddin Aga Khan, emri i të cilit lidhet me një nga familjet më të njohura të botës islame. Për orë të tëra pata fatin të përkthej një bisedë të tij me Dede Reshat Bardhin. Në fund të takimit, të dy u përqafuan si vëllezër që ishin ndarë prej kohësh dhe ishin gjetur sërish pas një udhëtimi të gjatë.
Nga këto njohje më ka mbetur një respekt i madh për kulturën afgane. Afganët janë ndoshta populli që njihet me shume per mosnënshtrimin e tij . Britanikët, sovjetikët dhe amerikanët, secili në kohën e vet, shkuan atje me bindjen se do të sillnin rendin sipas shijes së tyre. Të gjithë u kthyen duke marrë me vete një mësim për kufijtë e fuqisë.
Nuk kam as dijeninë dhe as mendjemadhësinë për të gjykuar një vend aq të ndërlikuar. Por kam lexuar mjaftueshëm për të kuptuar se realiteti është gjithmonë më kokëfortë se propaganda.
Prandaj për më shumë qëmtova raportin më të fundit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. UNDOC
Sipas të dhënave të saj, Afganistani, që për dekada ishte sinonim i opiumit dhe heroinës, me mbritjen e talebaneve në pushtet ka parë një rënie të jashtëzakonshme të prodhimit të narkotikëve 95% e sasise se opiumit dhe heroines eshte zhdukur. Fusha të tëra me opium jane djegur. Kultivimet janë goditur në mënyra shumë të ashpra , trafiku është tkurrur dhe përdoruesit e dikurshme janë përfshirë në programe rehabilitimi ne pune komunitare falas. Raporti vëren gjithashtu masa të ashpra kundër kultivuesve, tregtarëve dhe shpërndarësve të drogës sidomos per ata qe kerkojne tu shesin femijeve.
Raporti mbresëlënës i OKB më bëri të mendoj se më shume mundesi deklarata qe me pyeti miku im kishte lidhje me kete fenomen te Talebaneve. Zhdukjen e droges ne Shqiperi.
Për këtë arsye ju drejtova përsëri burimit të OKB. Një përmbledhje te Raportit ne fjale po e postoj ne anglisht per ta pasur me kollaj kushdo qe kerkon te verifikoje fakten e listuara ne zyrat e OKB-se. Një institucion burokratik dhe që nuk ka as njohuritë dhe as kapacitetet e institucioneve të specializuara që meren me këto fenomene.

“UNODC’s 2025 drug assessments report
Albanian criminal groups continue to be identified among the most active networks involved in transporting and distributing cocaine across Europe.
Albania remains part of the broader trafficking corridor connecting Asia, Turkey, the Balkans, and Western Europe.
Organized crime and money laundering
The 2025 Organized Crime Index profile for Albania reports that:
Albania remains vulnerable to money laundering.
Criminal proceeds are often invested in real estate, tourism, and construction.
Organized criminal groups maintain strong international links”.
Bazuar në të dhënat e nxjera i bëra një telefon mikut tim që më nxiti të lexoj që në mëngjes arsyet se perse mendjet tona intelektuale ishin fyer nga krahasimi me Talebanët e Afganistanit.
Pasi i shpjegova pak a shumë këto qe kam shkruar i thashë me nje keqardhje te thelle
Ndoshta nuk duhet të na shqetësojë pyetja nëse jemi apo jo talebanët e Perëndimit. Duhet të na shqetësojë fakti se, në luftën kundër drogës, korrupsionit dhe shkatërrimit të shoqërisë, shpesh nuk arrijmë të jemi as sa ata që i përbuzim korridoreve te Brukselit
Dhe, për herë të parë, mendova se krahasimi nuk ishte fyese.
Ishte thjesht e pakëndshme. Sepse na detyronte të shihnim veten në pasqyrë.
Ah sikur të kishim qenë me të vërtetë Talebanë.