Sami S. Shatri: Pranë gjirit të Vlorës
Pranë gjirit të Vlorës erdha,
T’rri pak e të pushoj;
Skaj bregut të detit unë gjeta,
Ca gurë…
Që rrëshqasin e më ngacmojnë!
Valë e detit,
Heshtas ç’më bezdis…
Guralecët aq vrullshëm rrotullon;
Spektakël i rrallë, shfaqet n’horizont,
Ca ngjiten e ca zbresin…
N’bregun e detit që gjëmon!
Rreze dielli, ngrohin e dritërojnë,
Sa më thellë gjirit, si prush përvëlojnë;
Prej pishave skaj malit, një fllad vjen e shkon,
E gjiri i bardhë si bora,
Sa epshëm e ëmbël miklon!
Nga gurë-kristal me ngjyra ylberi,
Përzgjodha disa, zarët duke hedhur;
Një e nga një i lëshova nga dora,
Gurin e zemrës vendosa,
N’mes emrit t’bekuar, Vlora!