Bledar Koçi: VAJZA E DETIT
Zezonte magjishëm
gërsheti i saj.
Buzëdetrave… mbrëmjesh,
Ca muzgje i ranë.
Një shkulmëz diell
Fikej aty.
Shkiste përgjumësh,
Ndizej sërish,
Flokut të brishtë
M’i qeshur se kurrë
Mëngjesesh të bardhë.
Fijëzave shpleksur,
Erëra të buta shkundnin
Guaska freskie.
Dhe unë,
bridhja brigjesh
Planetit të saj.
Një çast marrëzie,
Vegim lumturie,
Buzëdetrash të humbur
Pa emër, pa anë…