Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha-Ramës: Të refuzuan 2.7 milionë shqiptarë; shpejt do përballesh me zemërimin e tyre

Ish-kryeministri Sali Berisha me një postim në faqen e tij në Facebook, shkruan sot se Edi Rama ka marrë 2.7 milionë shuplaka. Sipas ish-kryeministrit kaq është numri i shqiptarëve që kanë bojkotuar zgjedhjet duke mos e votuar Ramën.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Qeveria e Noriegës apo qeveria që mori 2.7 milionë shuplaka nga shqiptarët!

Miq, në demokraci vota është votë, ajo shpreh pëlqimin ose mospëqimin për një kandidat apo forcë politike të dhënë. Kurse në diktature vota konsiderohej plumb për armikun.

Edvin Kristaq Rama, në vitin 2013, në vazhdim të mendësisë së etërve të tij për votën, shpalli botërisht votën pro tij si shuplakë për kundërshtarin.

Kështu që sot, duke marrë hua shprehjen e tij, mund ti themi se je qeveria e mbi 2.7 milionë shuplakave sepse për këtë mazhorancë të pakicës së pakicës, votuan kundër ose bojkotuan me zemërim procesin e votimit 2.7 milionë votues apo 4 në çdo 5 votues shqiptare.

Zemërimi i tyre e pret së shpejti!

Please follow and like us: