Albspirit

Media/News/Publishing

‘Gëzuar ditëlindjen George Bush’ , urimi special i së bijës

George Bush ka festuar  dy ditë më parë 71 vjetorin e lindjes së tij. Në këtë ditë të veçantë për ish presidentin e SHBA-ve , vajza e tij Jenna Bush Hager ka zgjedhur  urimin më special për të atin. Ajo ka postuar një foto të ish presidentit dhe bashkëshortes së tij Laura, që mbajnë në krahë binjaket e tyre të porsalindura. Së basku me këtë foto  të veçantë Jenna ka bërë edhe një urim fantastik për të atin që e ka mbështetur gjithmonë. “Gëzuar ditelindjen Popsicle. Faleminderit që më ke mbështetur që kur kam lindur”, shkruan ajo në foton ku bashkë me të motrën Barabara janë të porsalindura.