Puberteti i hershëm te vajzat mund të krijojë këtë problem shëndetësor
Hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar një ndërlidhje mes shfaqjes së hershme të pubertetit te vajzat dhe obezitetit.
Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Pediatrics¸vajzat me masë më të madhe të indeksit trupor mund të fillojnë të zhvillojnë gjinj një vit më herët sesa shoqet e tyre.
Hulumtuesit besojnë se puberteti i hershëm te vajzat obeze mund të fillojë qysh në klasën e dytë të shkollës fillore.
Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë monitoruar gjithsej 1,200 vajza të moshave 6 deri 8 vjet përgjatë San Franciskos, Cincinnatit dhe Nju Jorkut.
Please follow and like us: