Albspirit

Media/News/Publishing

Wray (FBI) : Do të jem i pavarur nga Trump

I emëruar nga Donald Trump për të drejtuar Byronë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray premtoi të mërkurën se do të vepronte në emër të një drejtësie të paanshme.

Wray vlerësoi gjithashtu, gjatë audicionit të tij në Senat, se hetimi mbi ndërhyrjet ruse në presidencialet e 2016-ës, nuk ishte një gjueti shtrigash.

“Nuk mendoj se drejtori Mueller është angazhuar në një gjueti shtrigash”, tha Wray në lidhje me Robert Mueller, prokuror special i ngarkuar me këtë hetim.

Në një tjetër kontradiktë me presidentin, kreu i ardhshëm i FBI-së theksoi se “nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se agjentët e shërbimeve sekrete kanë vendosur në mënyrë unanime se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhejt e 8 nëntorit 2016”.

Please follow and like us: