Albspirit

Media/News/Publishing

Një ajsberg gjigant shkëputet nga shelfi akullnajor Larsen C

Një bllok akulli me sipërfaqe rreth 5 800 kilometra katrorë është shkëputur nga shkëmbi i akullt Larsen C në Antarktidë dhe tani është duke lundruar në veri, njoftoi sot një qendër kërkimore polare gjermane.

Sipas institutit “Alfred Wegener ” në Gjermani, ajsbergu është 175 kilometra i gjatë dhe rreth 50 kilometra i gjerë, një nga më të mëdhenjtë që shkencëtarët kanë regjistruar gjatë tre dekadave të fundit, të cilit do t’i duhen 2-3 vjet për t’u shkrirë plotësisht.

Krisja është identifikuar në vitin 2010 dhe deri në vitin 2016 ka përparuar shumë. Përmasa e akullit e shkëputur është sa sipërfaqja e Uellsit.

Hulumtuesit e grupit të projektit “Midas”, të cilët monitorojnë  rajonin e Antarktikut, njoftuan se nuk ka patur asnjë indikacion se krisja mund të ketë qënë rezultat i ndryshimeve klimatike.

Please follow and like us: