Albspirit

Media/News/Publishing

Francesco Petrarca: Jam i pushtuar nga kujtimet e saj dhe i dëbuar nga vetja ime.

Unë ngrihem dhe digjem, dashuria është e hidhur dhe e ëmbël, psherëtimat e mia janë stuhi dhe lotët e mi janë përmbytje, unë jam në ngazëllim dhe në agoni, unë jam i pushtuar nga kujtimet e saj dhe i dëbuar nga vetja ime.

 

Francesco Petrarca, Canzoniere: Selected Poems – është koleksioni me poezi i shkrimtarit italian, humanistit dhe poetit, Francesco Petrarca. Poezia kryesore e këtij koleksioni është poezia e dashurisë për Lauran, gruan të cilin autori e kishte njohur në prill të vitit 1327.

Françesko Petrarka (Arezzo 20 Korrik 1304Arquà Petrarca 19 Korrik 1374) është një ndër figurat kryesore të Rilindjes evropiane. Në shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshëm, autor librash, traktatesh e vëllimesh mjaft te çmuara për kohen, për te cilat punoi me seriozitet me te madh. Studiuesit pohojnë se Petrarka mendonte qe lavdinë tek pasardhësit do t’ia siguronin veprat e tij të shumta ne latinisht, te cilat përmbajnë boshtin e ideve te tij humaniste dhe qe përbejnë me tepër se kater te pestat e krijimtarisë se tij te shumanshme, qofte ne proze, qofte ne poezi. Por u vërtetua e kundërta: Petrarka përmendet edhe sot nga pasardhësit për vëllimin me poezi ne italisht te titulluar “Fragmente ne gjuhen vulgare”, titull qe botuesit e mëvonshëm e ndërruan ne “Kanconiere”, qe ne shqip do te thotë “Libri i Këngëve”.

Please follow and like us: