Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet letra e Çabejt për Thoma Kaçorrin në Sofje, Bullgari

 

Tiranë, më 19.2.1967

I nderuar Koleg, i dashur mik!

Që kur u kthyesh prej Bullgarie, me ato kujtimet e bukura që mora së andejmi, kam dashur të Ju shkruaj e të Ju falemnderit edhe me shkrim për pritjen miqësore, që Ju personalisht më bëtë gjatë ditvet të Sofjes. Gjeta atëhere disa punë që duheshin kryer ngutësisht këtu. Desha pastaj të Ju shkruaja me rastin e vitit të ri, për të Ju uruar shëndet, suksese në punë e gjithë të mirat, po përsëri erdhën disa punë në mes. Prandaj së pari Ju lutem për vonesën e përgjegjes letrës Suaj më datë 30.XI., të vitit të kaluar.

Mendimi Juaj qe Urdini jezera, Urdina reka në mallet e Riles te kenë të bëjnë me shq.hurdhë, duke marrë parasysh që atje pranë ka dhe një toponim Malovica, duket të jetë afër menç – me gjithë se nuk përjashtohet mundësia që aty të përmbahet rum.urda “djathe” e që të kemi të bëjmë me një stan djatharësh rumunë dikur në ato anë (dihet se Jireçeku e të tjerë dijetarë kanë vënë në dukje toponimet rumune në Bullgari). Sa për shq.hurdhë, Gustav Meyeri në Fjalorin etimologjik 154 e le të pashpjeguar, po e rijep dhe në Alb.Studien III 32. Jokli, Studien zur alb. Etymologjie und ortbildung 30 v., 89 e 97 e vendon te rrënja indoevropiane uer-,ur – “i laget”, sh. Dhe Ëalde-Pokornyr i 268. Ribezzo, Rivista d’Albania i,II (1940) 124 shën.2 e afron me lituanishten skardua “i repjeta”. Fjala shfaqet në shqipen për herë të parë te Fjalori i Blankut (Bardhit) f.82 dhe vetë nuk kam ardhur në një përfundim për punën e burimit të saj.

Ju lutem të më drejtoheni pa kursim e çdo herë që Ju duhet ndonjë sqarim lidhur me ndonjë çështje të shqipes. Më vjen keq që këtë herë nuk jam në gjendje të Ju jap sqarime të plota, por edhe për këtë çështje jam përsëri në dispozicionin Tuaj.

Zojushes sonë Sokolova.

Mbetem me të falat më të përzemërta për Ju dhe Familjen Tuaj, edhe nga ana e sime shoqeje. Me rast lutem u jepni të falat e mia shokëve të Ambasadës sonë në Sofje.

 

Eqrem Çabej

Please follow and like us: