Albspirit

Media/News/Publishing

Tusk: Serbia në BE vetëm pasi të ketë përfunduar dialogun me Kosovën

Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk theksoi se Serbia mund të anëtarësohet plotësisht në Bashkimin Europian vetëm pas përfundimit të dialogut me Prishtinën. “Në fund të dialogut, ekziston anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE. Këtë e kemi premtuar në Selanik dhe kjo është ajo që jemi të gatshëm ta përmbushim” – u shpreh Donald Tusk, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçic. “Ekziston perspektiva dhe kjo është gjë e mirë, por Serbia dëshiron të marrë një motivim më të madh” – deklaroi Vuçiç këtij takimi dha ka shtuar se tani është koha të bisedojë edhe me liderët e Gjermanisë e të Francës, Angela Merkel dhe Emnanuel Macron. “Kemi biseduar për procesin e dialogut me Prishtinën dhe për parashikimet tona lidhur me të. Se çfarë shohim si mundësi për ta përfunduar këtë proces, si ta bëjmë dhe si të jemi njësoj të kënaqur ose të pakënaqur në Beograd e në Prishtinë. Si të bëjmë diçka për paqe të qëndrueshme në rajon” – përmbylli Vuçiç, njofton media serbe Tanjung.

Please follow and like us: