Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Nuk do të ketë bashkëqeverisje me Ramën


Lulzim Basha në takimet me demokratët e Kukësit, Hasit e Tropjës, dhe të Njësisë 7 në Tiranë, e vuri theksin tek deformimi i vullnetit të qytetarëve me 25 qershor, përmes shitblerjes së votës, me paratë e krimit dhe drogës, dhe keqpërdorimit të makinerisë shtetërore.

Vetëm një ditë më parë demokratët e njësisë 7 bënë një peticion ku kërkonin dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit dhe shtyrja e zgjedhjeve për kreun e partisë.

Duke folur para tyre, Basha tha se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme do të vazhdojë deri në fund.

Ai shtoi se vetëm PD e ka sot moralin për ti prirë kësaj kauze.

Lulzim Basha theksoi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje, asnjë pakt me partitë që blenë, e manipuluan votën e shqiptarëve.

“Betejë e cila nuk mbaron me kaq, marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Rama Kryeministër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans lloj bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”, deklaroi Lulzim Basha.

Please follow and like us: