Ylli Manjani: PD duhet të sqarojë pozicionin
PS është e vetmja parti qartësisht fituese. Përveç 74 mandateve nën siglën e vet, ka edhe një mandat nën siglën e PDIU ( të paktën deri tani) me vete. Pra 75 mandate të sigurta, të mjaftueshme për të ngritur e mbajtë në këmbë qeverinë.
Partitë e tjera ende nuk i dimë se ku saktësisht janë! Kjo ka krijuar një kaos që ose ushqen shpresa ose i vret ato. Konspiracioni bën punën e tij! Çdo kush ka prirje të besojë çdo gjë!
Situatë ideale kjo për një politikan si Rama që të sundojë i qetë!
PD, tashmë e zhytur në një cikël normal politik ripërtëritje është paqartësia kryesore e sistemit politik (përveç fatit të saj politik). PD zyrtare pas humbjes ngriu dhe ashtu e ngrirë nuk ka përgjigje as për pozitën e saj politike ( është apo jo në opozitë) e as për fatin e marrëveshjes së majit që çoroditi sistemin politik në favor të sundimtarit të vetëm. Ndërkohë PD bashkëqeveris ende me PS e LSI.
Pa i sqaruar këto momente PD kaosi do vazhdojë dhe shpresa do vijojë të vritet.
LSI nxitoi e para të deklarohet në opozitë. Pozicion politik i qartë në deklarim, por ende kaotik në dy aspekte: së pari në raport me qeverinë aktuale, ku LSI ka ende 4 ministra; dhe së dyti në marrëdhenie më pushtetin vendor, ku LSI bashkëqeveris me PS.
Sqarimi sa me shpejt i këtyre momenteve do sqaronte çdo paqartësi në statusin e saj politik në vijim.
PDIU ka një situatë edhe më të paqartë. Kjo sepse para zgjedhjeve është deklaruar se do jetë më cilëndo qeveri në funksion të çështjes çame. Pas zgjedhjeve, të paktë një deputet ka deklaruar se është me PS. Gjasat janë që të tre deputetët e saj të rrjeshtohen me qeverinë. Ndërkohë partia zyrtare është në betejë me PS, jo pa të drejtë! Pra kaos edhe këtu.
Pra përballë qartësisë së partisë së Rilindjes e gjithë pjesa tjetër që duhet të ishin opozita e bashkuar janë ende të paqartë…
Kjo paqartësi duhet të sqarohet sa më parë! Si fillim me një deklarim janë apo jo në opozitë?
Në vijim, kush është në opozitë tërhiqet nga qeveria, të paktën politikisht. Kjo do të thotë që ministrat dorëhiqen dhe sipas kushtetutës presin të zëvendësohen nga pasardhësit. Por politikisht skanë më asnjë lidhje me qeverinë. Mund të qëndrojnë vetëm për çështje emergjencash apo burrokracie, që sidoqoftë këto kohë është thuajse zero.
PD duhet të bëjë të ditur pozicionin e saj në raport me marrëveshjen me Ramën.
LSI duhet të bëjë tē ditur pozicionin e saj me poshtetin vendor.
Vetëm pas këtyre sqarimeve i hapet rruga bashkëpunimit ndërpartiak opozitar dhe qeveritar!
Kjo do të sqaronte rolin e secilit në sistemin politik. Deri sa të sqarohet kjo nuk ja vlen të harxhojmë kohë për asgjë tjetër!