Albspirit

Media/News/Publishing

Rrethanat e reja për procesverbalin e PKSh, ç’ndodhi në takimin e Barit?

Erald Kapri

Në këto ditë të nxehta vere ka nisur një debat interesant në lidhje me procesverbalin e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare. Në thelb, ky procesverbal mund të vërtetonte atë që tërthorazi del ne mjaft burime të tjera, që jugosllavët ishin krerët e vërtetë që partisë që sundoi frikshëm shqiptarët.

Spartak Ngjela përmendi një detaj në emisionin “Opinion”. Ai pretendon edhe për një bisedë të Bedri Spahiut me Miladin Popoviçin në Itali gjatë kohës së luftës. Në fakt kjo është më se e vertetë. Bedri Spahiu dhe Miladin Popoviçi (kreu de facto i komunistëve shqiptarë) janë takuar në Bari, ku Popoviçi ka thënë që “populli shqiptar nuk do më falë për shkak të Enver Hoxhës”.

Në Gusht të vitit 1944, ende pa mbaruar lufta, Komanda Ushtarake e Britanikëve dhe Amerikane për Ballkanin kishin thirrur në Bari përfaqësues ushtarakë nga të gjithë vendet e Ballkanit. Nga LANC morën pjesë Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku dhe Frederik Nosi, të cilët nënshkruan një marrëveshje mjaft të rëndësishme për frontin e tyre politik. Falë kësaj marrëveshje, defacfo dhe dejure aleatët perëndimorë kishin njohur ushtarakisht dhe politikisht lëvizjen e komunistëve.

Ky takim ka ndodhur mes tyre në Bari dhe faktet lidhen me njëra tjetrën. Procesverbali i themelimit të PKSh me siguri egziston. Zbulimi i tij do të faktonte edhe më shumë që krijimi i PKSh-së ka qënë projekti më i suksesshëm sllav për të sunduar nga brenda shqiptarët.

Në Arkivin Britanik gjendet marrëveshja në gjuhën shqipe të firmosur nga të lartpërmendurit madje edhe foto të tyre në Bari të Italisë.

Please follow and like us: