Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Dalldia për të tkurrur figurën e Skënderbeut

Popujt janë si fëmijët: kanë nevojë për shembuj që të forcohen, të rriten e të ecin përpara. Kanë nevojë për heronjtë e tyre, kane nevojë dhe për mite! Madje dhe kur nuk kanë gjetur të tillë mes tyre, i kanë trilluar e i kanë glorifikuar për të treguar se nuk janë pa “heronj” e pa lavdinë e tyre. Ne shqiptarët na ka zënë një lloj sëmundje që individualisht e kemi nga pak të gjithë “Na pëlqen vëtëm mendja jonë”! Ama kolektivisht asnjëherë në histori nuk di të kemi patur ndonjë dalldi të tillë për të “rrëzuar” me cdo kusht heronjtë tanë nga piedestali, për t’i njollosur, e për t’i trajtuar sipas mideve tona të çastit! Asnjëherë nuk kam njohur kaq dalldi për të tkurrur figurën e Skënderbeut, për të errësuar origjinën e shqiptarëve, për të sjellë gjoja “fakte të reja” nën dritën e çmitizimeve! Kjo dalldi nuk më duket fare e pafajshme! Dikush mund të thotë se injoranca profesionale e bashkuar me dëshirën për t’u dukur pjell marrëzira! Unë them se këto marrëzira janë tradhti që i bëhet historisë sonë ndaj nuk mund të jenë të pafajshme! Ne kemi mbijetuar në histori sepse kemi ruajtur shembujt e bashkimit dhe heronjte tanë. Skënderbeu është më i madhi prej tyre, pasi arriti atë që sot nuk po mund ta bëjënë dot as liderët e as partitë: bashkimin e shqiptarëve! Skënderbeu është legjendë vërtetë sepse diti të gjejë pikërisht thelbin e këtij bashkimi, i cili nuk kishte të bënte as me Krishtin e as me Muhametin, por me shqiptarinë!
Please follow and like us: