Katerina Hoti: Kush duhet të na mbrojë nga vjedhjet historike?
Kohët e fundit herë serbët e herë grekët po dalin në sipërfaqe dhe duke kontestuar prejardhjen shqiptare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut po duan të bëjnë si të vetin. A thua përse, çka iu duhet?! Ne si shqiptar përveç disa shkencëtarëve të njohur, personalitete të shquara kombëtare që po japin të dhëna për biografin e tij shqiptare nuk kemi reagime të nivelit që do duhet t’i kemi. Dhe e gjithë kjo ndodh se ne kemi lejuar që islamistë radikal dhe rrymat salafiste, bashkë me ca kinse analistë të hedhin gur e dru mbi figurën e Kryeheroit tonë kombëtar dhe të nxisin për heqjen e busteve të tij nga viset shqiptare. Arsyetimi i tyre është se ai na paska luftuar myslimanët kur shqiptarët ende nuk e kishin përqafuar islamin si besim fetar. Me këtë veprim ata u shërbejnë okupatorëve të vjetër dhe të rinj, atyre që ende kanë synimet që përmes tokave shqiptare të lagin këmbët në det. Kur bota krenohet me personalitete të tilla dhe ka krijuar mekanizma për t’i mbrojt, ndërsa fqinjët tanë mundohen të bëjnë histori duke vjedh, neve sikur na teprojnë dhe kënaqemi me tkurrjen e tokave tona. Nuk më ka rastisur që në ndonjë popull të ketë persona apo grupe të tilla, dhe nëse dikush del dhe përdhos historinë të mos përgjigjet përpara organeve përkatëse. Po bëjë një pyetje përse çdo popull e donë për hero kur ai çliroj tokat arbërore, e përse ne arbërorët nuk e mbrojmë por më shumë na e mbrojnë anglezët, francezët, italianët dhe të tjerët. Dy nobelist shqiptar e kanë prejardhjen në Ilirida si Nëna Terezë e cila ka lind në Shkup kur Shkupi në defterët e regjistrimit nuk kishte asnjë maqedonas ajo nga IRJM-ja quhet makendonka dhe emri i saj ende shkruhet “Majka Tereza”. Nëna Terezë e lindur si Gonxhe Bojaxhiu me gojën e saj ka deklarua se është shqiptare, e gjithë bota e respekton dhe e nderon si të tillë. Nuk po pyes përse iu duhen të tjerëve, por po pyes përse nuk na duhen neve? Përse për veprime të tilla nuk bëhet asnjë reagim as brenda shteteve shqiptare as nga jashtë ku diaspora është e organizuar. Ku janë Akademitë dhe përse janë. Diku kam lexuar se Akademitë tona janë të politizuara, e kush na e bënë politikën kur Serbisë ia bënë “Francuska 7”, Anglisë “Klubi i shkrimtarëve” po ashtu edhe popujve tjerë. Ne jemi një popull duhet të kemi një Akademi, të ditur e guximtar kemi, i kemi dhënë botës nobelist e personalitete të shquara në të gjitha sferat. Populli është si një lum herë i qetë e herë me dallgë shumë. Herë luan me bregun e herë të ledhaton me valë. Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar!