Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i PS shkon drejtor Burgjesh, ikën “tekniku” i PD

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko është emëruar sot drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. është larguar kësisoj një tjetër drejtor teknik që ishte emëruar për zgjedhje, Arjan Hoxha.

Po kështu mësohet se ka ikur dhe drejtori teknik i Regjistrimit të Pasurisë (Hipoteka). Në këtë detyrë është emëruar Blerina Doraci.

Këto institucione janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që drejtohet nga ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi, por burimet thanë se emërimet janë bërë nga Kryeministri Edi Rama.

Rama po çmonton një e nga një drejtorët teknikë por në detyrë qendrojnë në mënyrë stoike 7 ministrat teknikë të PD-së.

Please follow and like us: