Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali në gjykatën e Tiranës: Kërkoj dokument si Çerçiz Loloçi, më jepet si Çerçiz Topulli

 

Këtu e tri javë më parë kam bërë një kërkesë në gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës për të sqaruar marrëdhëniet e mia me zyrën tatimore.

Problemi i parë që vura re ishte koha mjaft e gjatë që duhej marrë kjo shkresë, kur punonjësja e kësaj gjykate mund t’i  merrte edhe online vendimet e gjykatave kundrejt një personi të caktuar.

Problemi i dytë është anafalbetizmi që gjendet në këto institucione ku në vend të Çerçiz Loloçit të japin Çerçiz Topullin, në vend të Edi Ramës të japin Haxhi Ramën, në vend të Sali Berishës të japin Safet Berisha, në vend të Mustafa Nanos të japin Hamza Kastriotin dhe kështu me radhë.

Please follow and like us: