Albspirit

Media/News/Publishing

Kina dhe Rusia, manovra të përbashkëta ushtarake në Balltik

Kina dhe Rusia nisën sot manovrat e përbashkëta ushtarake në portin Baltijsk, në detin Balltik, pjesë e rajonit më perëndimor rus të Kaliningradit, i vendosur midis shteteve anëtarëve të BE-së,  Polonisë dhe Lituanisë.

“Është hera e parë në historinë e marrëdhënieve ruso-kineze që luftanijet kineze vizitojnë portin e detit Balltik “, tha zyrtari i flotës ruse të Balltikut, Roman Martov .

Gjatë tri viteve të fundit, Rusia ka forcuar lidhjet me Kinën,  ndërkohë që i është dashur të përballet me Perëndimin lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Rusia dhe Kina janë anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një ushtri euroaziatike dhe një bllok politik dhe ekonomik i formuar në vitin 2001.

Gjatë viteve të fundit, Rusia ka rritur aktivitetin e saj ushtarak në rajonin e Balltikut, duke provokuar debat në Suedi dhe Finlandë lidhur me çështjen e bashkimit të tyre me aleancën ushtarake perëndimore.

Please follow and like us: