Albspirit

Media/News/Publishing

Eranda Libohova reagon ndaj portaleve pas deklaratës së saj për paratë

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur Eranda Libohova pushtoi rrjetet sociale me një deklaratë të sajën. Ajo ishte shprehur me humor në një intervistë televizive se nga profesioni i saj siguron të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetësën, aq sa nuk di se ku të çojë paratë. Ajo ka shtuar duke qeshur se i shpenzon me udhëtime dhe shopping.

Kjo deklaratë e këngëtares është keqkuptuar nga masa e gjerë e portaleve në vend, të cilët kanë tentuar ta bëjnë këngëtaren objekt talljeje. Ja se si u është kundërpërgjigjur atyre Eranda, në një postim në profilin e Instagram:

‘Bela e madhe! Shikoni si shpifin portalet shqiptare ‘Jetërat, Lapsërat, Bomberat, Xingërat, këta shpifësa të pacipë që kur vjen puna për arsye interesash nxjerrin edhe hajdutët e mashtruesit më të mëdhenj të popullit si burrat më të ndershëm kurse për ne njerëzit e punës që lodhemi të fitojmë me dinjitet paratë tona pikërisht për ne transformojnë edhe një humor në lajm. Mendojnë se tallen me publikun dhe me njerëzit e punës këta opinionbërësat e rremë. Më lejoni t’ju jap një këshillë, si Eranda qytetare, nëse keni ndopak dinjitet për të vërtetën dhe po patët këllqe, merruni me problemet e vërteta të këtij vendi jo me sajesa të trasha për të cilat duhet t’ju skuqet edhe juve faqja.’

Please follow and like us: