Vaid Hyzoti: LUAN ME DALLGËT
Ti luan me dallgët, i turpëron ato,
I bën të fshihen në rërë, në breg.
Ato shkumëzojnë nga inati ti qesh
Dhe dallgë të tjera me gjoks i pret.
Ti luan me dallgët, ti luan me mua
Përbrenda shkrumëzoj që s’të prek as të flas.
Një det i tërë turpërohet prej teje,
Ndërsa mua një sy s’më hedh një cast!
Sa dua të ngrihem e të mbaj në krahë
Pastaj të zhys në mbytje thellë tek deti,
Të ngre, të shpëtoj e vetë të fundosem,
Të paktën të thoje: Sa më donte, i shkreti.
Please follow and like us: