Rusi, parlamenti miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve anonime
Dhoma e lartë e parlamentit rus miratoi sot ligjin për ndalimin e rrjeteve virtuale private dhe shërbimet e tjera që ndihmojnë në dhënien e anonimitetit për përdoruesit e internetit. Pas miratimit të projektligjit nga Dhoma e Lartë , tani pritet dekretimi i tij nga presidenti, Vladimir Putin. Sipas mbështetësve të ligjit, kjo masa do ndihmojë në parandalimin e ekstremizmit. Kritikët e kanë dënuar ashpër fenomenin e ekstremizmit, duke e quajtur atë si një shkelje të të drejtave të lirisë në ish-shtetin sovjetik. Rusia ka vendosur rregulla strikte ndaj përdoruesve të internetit gjatë viteve të fundit, duke marë masa të tilla si, ndalimi i ruajtjes së informacionit nga kompanitë e internetit rreth qytetarëve rusë në serverat e huaj. Rrjeti social i orientuar drejt biznesit si, LinkedIn është bllokuar në Rusi, me pretendimin se ka shkelur rregullat.