Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Dervishi: Operativi i Gjazës, punëtori operativ Kristaq Pleqi, kryehetuesi Shaban Shazivari dhe radioja e Kardinalit Mikel Koliqi

Image result for mikel koliqi

 

Kardinali Mikel Koliqi ishte vëllai i Ernestit. Për hakmarrje ndaj vëllait që ishte një personalitet i emigracionit politik shqiptar, regjimi komunist e burgosi të përmendurin për 13 vjet (tri dënime më 1945, 1946-1950 dhe 1977-1986) si dhe e internoi për 23 vjet në vitet 1954 – 1977 (më 1954-1955 në Shtyllas e Radostimë të Fierit; më 1955-1958 në Kuç të Vlorës; më 1958-1969 në Gradishtë dhe më 1969-1977 në Gjazë të Lushnjës).
Në vitin 1977 Mikel Koliqi ishte 75 vjeç. Jetonte në një barakë në Gjazë. Kishte pasuri një radio dore dhe disa libra. Punëtori operativ Kristaq Pleqi që e kishte vazhdimisht në mbikëqyrje shihte rrezik të madh për regjimin te ky i moshuar. Organizon kontrollin në banesë dhe e ndez radion e dorës për të parë se ku ishte vendosur stacioni. Nuk kishte fund ligësia e oficerëve të Sigurimit të Shtetit. Për këtë hartohet procesverbali i mëposhtëm:

Akt i gjendjes në flagrancë
Sot më dt. 6.4.1977 gjatë kontrollit që ju bë sendeve personale që ka në banesë i arrestuari Mikel Shani Koliqi, midis të tjerave te koka e krevatit ku ndodhet një raft me libra, u gjend edhe një radio dore e markës japoneze. Kur u mor radioja, në prezencë të të pranishmëve u hap çelësi i volumit, por pa u lëvizur burna ku ishte fiksuar stacioni dhe rezultoi se radioja ishte fiksuar te stacioni i Italisë, gjë që dëshmonte se më përpara se të arrestohet, Mikeli kishte dëgjuar emisionet e Radio ‘Romës’.
(Vijojnë nënshkrimet e të pranishmve)

Please follow and like us: