Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë albanologu arbëresh Antonio Guzzetta

Ka ndërruar jetë albanologu Antonio Guzzetta. Ai ishte djali i Giorgio Guzzetta, themelues i seminarit greko-shqiptar të Palermos, seminar ku mori formimin fillestar. Më pas ai u diplomua në universitetin e Palermos, dega Letërsi – Filozofi.

Matteo Mandala, një tjetër personalitet arbëresh i ka kushtuar një shënim Guzzetttas ku jep disa të dhëna biografike dhe vlerësime për të. U emërua në vitin 1974 profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në katedrën e Institutit Oriental të Napolit. Pas një viti transferohet në Palermo ku ushtroi detyrën deri në vitin 1997. Ai ka organizuar në cilësinë e drejtorit të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaare “Rosolino Petrota” 23 kongrese ndërkombëtare për studimet shqipe, aktet e të cilëve i publikonte rregullisht. Mandala thotë se Guzzetta ka qenë një luftëtar i vërtetë për ruajtjen dhe funksionimin e katedrave shqipe në Itali, i ndihmuar në këtë përpjekje edhe nga miq të shumtë jashtë Italisë. Themeloi kolanën “Albanica” që numëron mbi 20 vëllime, ndërkohë që disa nga punimet e tij janë:

“Gjurmë të shqipes në shekullin XV në dokumentacionin venedikas të kohës”(1968); “Ernest Koliqi, një poet social”(1968); “E folura e Piana degli Albanesi” – pjesa I – Fonologjia(1978); “Bajroni në Shqipëri”(1978); “Përshkrim fonematik I të folurës arbëreshe të konteshës Entellina”(1978).

Ai ishte vlerësuar me çmimin “Naim Frashëri” në vitin 1992.

https://www.facebook.com/matteo.mandala.3/posts/1457012484355376

Please follow and like us: