PS dhe LSI miratojnë rritjen e çmimit të ujit në Tiranë
Me 31 vota pro të anëtarëve të PS, LSI dhe PDIU, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet. Këshilltarët e PD-së u larguan nga mbledhja që në nisje të saj.
Teknikisht ky është vetëm një propozim pasi vendimin e merr ERRU, por tashmë rritja me 20 leke për litër mound të quhet e kryer pasi nuk pritet ndonjë surprizë. Çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë do të bëhet tashmë nga 45 lekë në 65 lekë për litër.
Këshilltarët e LSI-së thanë se ishin dakord me vendimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit pasi është e rëndësishme të kryhen investime në rrjet.
LSI pati disa kushte të cilat u pranuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, e po ashtu, në mbledhje u pranuan edhe propozimet e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.