Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Mezini: Me përrallën ‘kapeni hajdutin’, nuk gënjen dot më, as të madh e as të vogël në këtë vend

 

Kryeministri ka mbledhur drejtorët e spitaleve dhe po na mbush mendjen se janë pis, shumë pis spitalet.

Po ç’na thua, o ditëzi?

Ç’po na tregon?

Përrallën e një nate vere?

Neve që e kemi hequr në kurriz dështimin tënd për të bërë reforma qoftë edhe në shëndetësi. Që i kemi çuar me këmbët e tyre të afëmit tane dhe i kemi nxjerrë në arkëmort, ngaqë spitalet e tua jo që nuk jane falas, por ilaçet e tenderave që hynë në xhepat e tu, na dolën të skaduara.

Ti jo vetëm që dështove, por ti hajdutërove si askush tjetër.

Ti që miliarda euro ua dhe Vilmrave & Co, ku ministri yt më i korruptuar Ilir Beqja, që nuk do hiqet nga memoria kombëtare si njeriu që vidhte e vidhte për padronin dhe chek up-in e degjeneroi krejt, ku gratë i nxorri me prostatë e burrat shtazënë.

Ti që more në qafë gjithë ata të sëmurë që në pavionet e spitaleve nuk gjejnë jo ilaçe, por as alkool.

Ti, je përgjegjës për mungësen e ilaçeve në pavionet e Kirurgjisë dhe Onkologjisë. Dhe jo vetëm.

Ti, ke marrë në qafë me qindra të sëmurë që për mungesë ilaçesh kanë humbur jetën.

Tani paturpësisht del para mediave “të kazanit” dhe përgjegjësinë ua le po atyre drejtorëve që vetë i vure në ato karrige.

Ti, Z. Kryeministër duhet të ikësh një orë e më parë bashkë me ta!

Largohu një orë e më parë nga ajo karrige, për mungesë efiçence dhe efikasiteti në të bërit reformë në drejtësi, shëndetësi, pronësi, arsim, siguri etj.

Boll na gënjeve me përrallën ‘kapeni hajdutin’, sepse i madh e i vogël në këtë vend e di fare mirë se i vetmi dështak- hajdut, që ka veshur xhaketën e politikanit, jeni ju dhe vetëm ju!

 

Reagim i anëtares së kryesisë së PD pas takimit të kryeinsitrit me drejtuesit e spitaleve.

Please follow and like us: