Albspirit

Media/News/Publishing

Familja e princeshë Dianës, kundër publikimit të dokumentarit për të

Stacioni televiziv britanik “Channel 4” ka realizuar një dokumentar në prag të 20 vjetorit të vdekjes së Princeshë Dianës, dokumentar ky që ka “tërbuar” familjen e princeshës e cila është kategorikisht kundër publikimit të këtij dokumentari. Dokumentari i bujshëm është paraparë të publikohet me 6 gusht, dhe aty do të shfaqen për të parën herë videot e diskutueshme të leksioneve për komunikimin publik që princesha Diana ka marrë nga viti 1992 deri në 1993-shin nga profesori amerikan, Peter Settelen dhe që përmbajnë të dhëna për jetën private të princeshës, e cila vdiq më 31 gusht 1997. Përveҫ familjes së princeshës, edhe familja mbretërore në Angli e konsideron të tepër, publikimin e këtij dokumentari mbi jetën private të princeshës.

Please follow and like us: