Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet pas 14 vitesh misteri i zhdukjes së adoleshentes

U desh më shumë se një dekadë që të zbulohej e vërteta për zhdukjen e Charlene Downes.

Autoritetet britanike kanë arrestuar të martën një burrë, i cili dyshohet se e vrau adoleshenten 14 – vjeçare. Ajo u zhduk më 1 Nëntor të vitit 2003, në Lancashire. Vajza kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me miqtë e saj në qendër të qytetit, por nuk u pa më kurrë.

Tani, gati 14 vite më pas, policia thotë se ka arrestuar një 51 – vjeçar, i cili jetonte në zonë në kohën kur adoleshentja u zhduk.

Rasti ka qenë një ndër më të vështirët dhe më gjatët në kohë për policinë e Lancashire, hetimet për të cilin ka zgjatur rreth 14 vjet dhe me një shpërblim ende aktiv prej 100 mijë paund, për këdo që kishte informacione për vrasësin e saj.

Prej shumë kohësh policia dyshonte se Charlene kishte rënë viktimë e një rrjeti seksual të burrave që objekt kishin vajzat e vogla në qytetin bregdetar, duke i gënjyer me cigare, drogë dhe alkool në këmbim të favoreve seksuale.

Asnjë gjurmë nuk u gjet kurrë nga trupi i 14 – vjeçares dhe hetuesit besojnë se ajo u copëtua dhe u shpërnda nëpër qebaptoret e qytetit.

Please follow and like us: