Anna Patsou: Pasioni i mugët
I mugët është pasioni yt…
si nata…
Bie në gjunjë edhe i falesh…
hedonizmit të marrëzisë tënde…
Përpiqem të vjedh…
pakëz nga ajo çmendje…
me shpresën se do çlirohem…
nga e imja marrëzi…
Të afrohem…
dua të të shijoj…
e sa më shumë afrohem… drithërohem…
Nga fryma jote përvëluese në ngjyrë alle…
nga ai… demoni i zvetënuar…
që fsheh brënda vetes…
Dhe era mbështillet rreth meje…
trazohet me flokët e mia,
pikëllimi i saj…
Ulërin mëkati… brënda kurmit tim…
digjen këmbët e mia…
a thua se shkel mbi thëngjij…
e megjithatë…
Djall, nuk ta kam frikën…
jo… frikën nuk ta kam…
Të dashurova….
Shqipëroi: Arqile Garo
Janninë, gusht 2014
Please follow and like us: