Bujar Asqeriu feston 60 vjetorin, mesazhi i Përparim Kabos
Aktori i njohur i skenës shqiptare, Bujar Asqeriu, ka festuar sot përvjetorin e tij 60-të. Në këtë ditë të veçantë të tij nuk kanë munguar urimet, mes të cilëve është edhe ai i profesorit Përparim Kabo. Ky i fundit ka zgjedhur fjalë tepër prekëse dhe të veçanta për të uruar aktorin e mirënjohur, i cili është shfaqur në ekran në role mjaft të spikatura.
Për më tepër, lexoni mesazhin e plotë:
Ai sot hedh hapin e parë mbi të 60-tat por është vital, është njerëzor dhe plot energji, është i rëndë dhe i besueshmë në skenë, sepse ka gen dhe gjak shqiptari…Aktori skenës dhe ekranit Bujar Asqeriu ka sot datëlindjen…I rritur që fëmijë pa nënë ai mësoi nga jeta hidhërimin dhe brengën, dashurinë e munguar dhe nevojën për gëzimin…mësoi artin e jetës…Dhe Bujari i tillë është krejt jetësor, serioz me gjërat serioz dhe hokatar me ato që duhen qeshur dhe përqeshur. Ky sezon i fundit mund të thuhet me bindjes se ishte i tij…tek “Tre Motrat e Çehovit” realizoi një rol të arrirë, me një dialog të brendshëm të krizës së njerit që dëshpërohet në thellësi nga pafuqia e idealit të humbur dhe përpjekjeve që bën për tu dukur një hero…Provinca i vjen e ngushtë ndërsa ai me sjelljen e tij e ngushton edhe më…Te komedia therrëse “Famlija Toth”…një nga pjesët e e vënë më bukur në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjizorja Andia Xhunga…Bujari ka realizuar një nga rolet me të arrirë në lojën e skenës shqiptare..Metamorfoza e njeriut në luftë dhe jashtë saj, ku përballja me vdekjen e të birit duhet pranuar si produkt i marrëzisë së atyre që na shpien në luftë. Një lojë me diagrama emocionale dhe me një plastik që të mbante pezull dhe të linte pa frymë…I dashur Bujar…një përqafim dhe një duartrokitje për Ju me zemër…Takohemi në premierën e këtij sezoni 2017/2018 ku ju keni rolin kryesor në pjesën e Ferdinand Hysit me regji të Elma Doresit…”Poshtë Mbreti Rroftë Mbreti…