Votimi me detyrim, Doda e cilëson si kufizim të lirisë së qytetarëve, reagon Spaho: Gjepura, e ka Greqia që është djepi i demokracisë
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka replikuar me Mesila Dodën në lidhje me propozimin e votimit të detyrueshëm në Parlament.
Replika e tij erdhe pasi ish-deputetja e PD, aktualisht ligjvënëse e PDIU, nuk e ka pritur aspak mirë propozimin e opozitës për të fiksuar në Kushtetutë dhe Kod votimin me detyrim të qytetarëve.
Ajo tha se propozimi kufizonte liritë e qytetarëve dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Mirëpo Spaho i është përgjigjur se këto ishin thjeshtë gjepura pasi votimin me detyrim e ka edhe Greqia që është djepi i demokracisë.
“Po ne Greqi qe eshte djepi i demokracise dhe kane votim me detyrim nuk cenohen lirite e individit? Gjepura! Zullum eshte te blesh vota sic ben PDIU dhe qe i intereson cdo sistem qe lejon shitblerjen e votes. Keshtu i moren te gjithe mandatet ne 2017 dhe pastaj flasin per te drejta dhe liri te njeriut”, shkruan ai.
POSTIMI I DODËS:
Te votosh eshte detyre qytetare, por votimi me detyrim eshte vetem akti i fundit i shtrengimit te vullnetit te qytetareve…
Ajo qe te trondit me fort eshte qe inisiativa te tille qe kufizojne lirine e individit propozohen jo nga pushteti, por nga opozita qe ende eshte ne qeveri…
Partia qe solli lirine ne Shqiperi, po mendohet gjate se si duhet te kufizoje lirine, me shpresen e kthimit me strategji te bleteve te arratisura nga kosherja…
Asgje qe te kete lidhje me lirine, shpresen, drejtesine, frymezimin, progresin nuk paska shans te vije nga meskiniteti e marrveshjet e erresires. Kohe te veshtira e me shume se kaq, shoh te vijne ne vend. Bashke po e rrisin zullumin….
E veshtire te pranohet ne nje vend me histori gjysem shekulli diktature, qe me force njeriun edhe mund ta shtrengosh, por kurre nuk do ta besh te kuptoje e te pranoje dhunen tende.