Albspirit

Media/News/Publishing

Debat brenda grupimeve të PD për ministrat teknike

Krahas aleatëve të demokratëve Mediu e Shehi, të cilët i kërkuan kryetarit Basha të tërheqë urgjentisht 7 gardianët e tij nga qeveria, në këtë debat janë përfshirë në rrjetet sociale edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Fabian Topollaj.

“Edi, thjesht po kërkojmë të tërheqim krushqit sa kohë besojmë që dhëndri na ka vjedh lopën. Kemi ende 7 ministra që përfaqësojnë PD në qeverinë e këtij hajduti”, shkruan Topollaj.

Në kundërpërgjigje Paloka thotë se demokratët nuk duhet të harrojnë që zgjedhjet e 25 qershorit u vodhën nga kryeministri Rama.

“Djema më falni, po kjo punë po bëhet si ai skeçi i Luftar Pajos që i vodhën lopën. Keni harruar fare atë që e vodhi e që po vazhduam ta harrojmë do vazhdojë të vjedhë prapë”, përgjigjet Paloka.

Pavarësisht presionit në rritje nga ana e aleatëve, Basha është shprehur se ministrat teknikë do të largohen nga qeveria deri sa të përfundojnë raportet për monitorimin e periudhës zgjedhore. Por deri tani nuk ka pasur asnjë levizje.

Please follow and like us: