Albspirit

Media/News/Publishing

Vdekja e kardiologut Ylli Popa, reagon kryeministri Rama: Shembull të çmueshëm tek ata që jetuan kalimin nga diktatura në liri

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur Ylli, Popa, themelues i shkollës shqiptare të kardiologjisë.

Rama shkruan se ai është një shembull i çmueshëm tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri.

“Lamtumirë Profesor

Ylli Popa la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që e njohën dhe një shembull të çmueshem tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri. Ngushëllime familjes”, shkruan Rama.

Kadriologu Ylli Popa u nda sot nga jeta në moshën 87 vjeçare. Ai njihet edhe si ish- doktori personal i diktatorit Enver Hoxha dhe drejtues për 10 vite i Akademisë së Shkencave.

Please follow and like us: