Albspirit

Media/News/Publishing

Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama jep njoftim për aplikantët

Kryeministri Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zyrës së re të bashkëqeverisjes. Rama thotë se aplikimet do të konsiderohen të pavlefshme nëse nuk kanë dy rekomandimet, bashkëngjitur me CV.

Statusi i plotë:

Kur mbeten edhe 10 dite nga afati fundor, numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret ka shkuar 231.

Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht).

Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem. Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht. Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull. Faleminderit.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes.

Please follow and like us: