Albspirit

Media/News/Publishing

Dënime dhe hetimet, krerët e drejtësisë në skanerin e Akuzës

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka kërkuar skanimin e krerëve të drejtësisë që do të kalojnë të parët në sitën e vettingut.

Ata i kanë dërguar një kërkesë Prokurorisë, në të cilën kërkojnë të verifikohet nëse, në formularët e dekriminalizimit të dërguar prej krerëve të drejtësisë, a kanë ndonjë proces hetimor të hapur apo është duke u kryer ndonjë procedim penal ndaj tyre.

Një verifikim standard ky në kuadër të procesit të vettingut, për të garantuar pastërtinë e figuarve të tyre.

Dosjet më pas do t’i dërgohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, të cilët do të zhvillojnë procesin të asistuar ngushtësisht nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Ndërkohë të njëjtën gjë ka nisur prej pak ditësh edhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i cili në bashkëpunim me Zyrën e Hipotekave po hetojnë për të zbuluar nëse gjyqtarët apo prokurorët kanë pasuri të paluajtshme të padeklaruar.

Procedura do të kërkojë kohë, por besohet se informacionet e duhura do të jenë gati deri në fund të vitit, kur edhe godina e punës së institucioneve të vettingut të ketë mbaruar restaurimin

Procesi i vettingut do të fillojë në shtator ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do të kalojnë në filtrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, të asistuar ngushtësisht nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Please follow and like us: