E ndoqi me motoçikletë gjatë pushimeve, Macron hedh në gjyq fotografin
Presidenti francez Emmanuel Macron ka ka kallëzuar penalisht një fotograf,të cilin e akuzuar se ka shkelur privatësinë e tij ndërsa një javë më parë ishte me pushime me bashkëshorten në Marsejë.
Macron nuk ka bërë me dije detajet për media, lidhur me pushimet e tij verore. Ai ka trguar vetëm se do t’i kalonte në një vend të Francës, pa e dhënë saktë emrin e qytetit.
Në fakt, presidentët paraardhës të Macron, si Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy nuk e kishin problem që gazetarët t’i ndiqnin gjatë pushimeve, mirëpo Macron është më i rezervuar.
Presidenti francez kishte qëndruar në qytetin e Marsejës në jug të Francës në një vilë private, ndërsa ka pasur me vete ekipin e tij të sigurisë për të shmangur paparacët.
Mirëpo siç duket, një fotograf, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, e ka ndjekur me motoçikletë presidentin së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte. Veprim i cili e ka acaruar shumë presidentin.