Albspirit

Media/News/Publishing

Popullsia online e Kinës arriti në 751 milionë

 

Popullsia e Kinës që përdor internetin arriti në 751 milion këtë qershor, 2.7% më e lartë se sa në fund të vitit të kaluar, thuhet në një raport të botuar të premten nga Interneti i Kinës.

724 milion kinezë përdorin celularët për shërbimet në internet, duke përbërë 96.3% të përdoruesve të internetit, bën të ditur Raporti i 40-të i Statistikave të Kinës në Zhvillimin e Internetit, i publikuar nga Qendra e Informimit të Shërbimit të Internetit e Kinës (CNNIC).

Shërbimet për shpërndarjen e ushqimeve online përbëjnë numrin më të madh të përdoruesve të internetit, që arriti në 274 milion, me një rritje prej 41.4%, krahasuar me fillimin e vitit.
Numri i paguesve online u rrit në 502 milion, ndërsa 463 milion kinezë përdorin celularët për pagesa të ndryshme.

Numri i përdoruesve të internetit për blerje, porosi të ushqimeve dhe udhëtimeve është rritur 10.2, 41.4 dhe 11.5% përkatësisht në gjysmën e parë të këtij viti, thuhet në raport./CRI/

Please follow and like us: