Mimoza Thaqi: Asnjëherë mos u dorëzoni!
E vërtëta ështe se ne të gjithë lodhemi dhe ndihemi të këputur. Në fakt nëse nuk ndihesh se duhet të dorëzohesh, atëhere ëndërrat tua janë shumë të vogla. Nëse asnjëherë nuk ndiheni se duhet të hiqni dorë, atëhere duhet të vendosni qëllime më të mëdha. Kur vjen ai presion që do t’iu dekurajojë dhe të mendoni se si ju nuk mund të duroni më, kjo është tërësisht normale. Çdo person e ndjen këtë nga koha në kohë. Unë jam fakt i gjallë i kësaj. Ka patur shumë periudha të jetës dhe vazhdon të ketë kur them “do të shes të gjitha dhe do të largohem nga ky vend”. Kur thua ‘nuk shkon më kështu’, ti ke qëllime të mira, por këtë askush nuk e vlerëson. Sapo unë them kështu, ndodh diçka e mirë dhe magjike, vijnë njerëz, situata rrethana, që të ndihmojnë, të lartësojnë, të ngrisin, të përkrahin që ti të arish qëllimin e mirë të jetës. Asnjëherë mos u dorëzoni. Qëllimin do ta arrini nëse keni një të tillë.