Albspirit

Media/News/Publishing

Të hapen e dosjet e Sigurimit të Shtetit për 140 deputetët e rinj

Zamir Gjurgji

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë i ka kërkuar sot kreut te autoritetit te hapjes se dosjeve te Sigurimit te Shtetit znj. Gentiana Sula hapjen e dosjeve dhe bërjen publike te informacioneve për 140 deputetet e rinj te Kuvendit te Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Ne letrën e firmosur nga kreu i shoqatës Nebil Çika pasi argumentohet ligjërisht, moralisht dhe politikisht plotësimi i kësaj kërkese kërkohet qe kjo te behet para mbledhjes se legjislaturës se re te Kuvendit ne muajin shtator. Ne letër shprehet besimi se Autoriteti dhe kreu i saje znj. Sula e kanë integritetin e duhur profesional e moral për te plotësuar ketë obligim ligjor të tyre.

 

Ja teksti i plotë i kërkesës

Kërkesë: Znj. Gentiana Sula. Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Tiranë
Ne Shoqata Antikomunistë e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë duke vlerësuar misionin dhe punën tuaj për zbardhjen e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre kërkojmë nga ana juaj informacion zyrtar dhe publik për 140 deputetet e rinj te Kuvendit te Shqipërisë te dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017 në lidhje me implikimin apo po te tyre me ish Sigurimin e Shtetit apo institucione te tjera te dhunës politike gjate diktaturës komuniste.
Ne bazë te ligjit mbi te cilin vepron institucioni juaj keni detyrimin te na informoni ne dhe opinionin publik për implikimin apo jo te ligjvënësve tanë me ish Sigurimin e Shtetit dhe krimet e komunizmit.
Informacioni qe ne po kërkojmë është me rendësi te veçante pasi ka lidhje me te shkuarën kriminale të shtetit shqiptar dhe me shume për te tashmen dhe te ardhmen e popullit dhe kombit tonë.
Është e turpshme në se 27 vjet pas rënies de jure de diktaturës komuniste te kemi ne Parlament drejtues, pjesëtarë apo bashkëpunëtorë të armës me kriminale te komunizmit Sigurimit te Shtetit.
Ne kemi te dhëna e dyshime te dokumentuar dhe nga dëshmitare qe një pjese e tyre janë pjese apo bashkëpunëtor te Sigurimit te Shtetit
Një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar ne tentative i BE-se nuk mund te vazhdojë të drejtohet e përfaqësohet politikisht nga autore te krimeve politike apo bashkëpunëtorë ne to dhe informimi nga ana juaj për implikimin apo jo te deputeteve ne këto krime është një detyrim sa ligjor aq edhe moral .
Duke besuar ne integritetin moral e profesional, Tuajin dhe te institucionit qe drejtoni si dhe te drejtën tonë ligjore për t’u njohur me autoret e përndjekjes 45 vjeçare, kërkojmë qe kërkesa jonë te plotësohet nga ana juaj para mbledhjes se pare te legjislaturës se re te Kuvendit ne muajin shtator.
Me respekt
Kryetari
Nebil Çika
Tiranë -28-07 -.2017

Please follow and like us: